Vesti i događaji - Arhiva

11-06-2018

Shkathtësitë e hulumtimit ligjor

Më 11 Qershor 2018, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të projektit të Binjakëzimit "Mbështetje e mëtejme për Reformën e Arsimit Ligjor" dhe GIZ, realizoj trajnimin për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial nga Moduli 3 “Shkathtësitë ligjore dhe gjyqësore”, konkretisht nën modulin 1: Shkathtësitë e hulumtimit ligjor.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e shkathtësive të pjesëmarrësve lidhur me teknikat e ndryshme të hulumtimit ligjor.

Në fokus të trajnimit ishin teknikat e hulumtimit ligjor, shkrimi dhe arsyetimi ligjor si parakushte për ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e kompetencave gjyqësore dhe prokuroriale për të trajtuar me kohë dhe në mënyrë profesionale çështjet e ngritura.

Në trajnim vëmendje iu kushtua veprimeve të cilat duhet të ndërmerren me rastin e fillimit të një procedure, cilat veprime duhet të ndërmerren  për përgatitjen e fazave pasuese pas fillimit të procedurës, si mund të zbatohet metoda IRAC gjatë hartimit të vendimeve gjyqësore dhe cila është struktura dhe përmbajtja e vendimeve gjyqësore sipas dispozitave ligjore. 

Në kuadër të këtij trajnimi janë dhënë udhëzimet teorike dhe praktike lidhur me shkathtësitë e hulumtimit ligjor, shkathtësitë e trajtimit të rasteve dhe shkathtësitë për shkrimin e arsyetimin ligjor, sipas metodave dhe standardeve që garantojnë objektitivitet, siguri, cilësi dhe efikasitet.

Përfitues të trajnimit ishin bashkëpunëtorë profesional, zyrtarë ligjor dhe asistente ekzekutive.

Objavi :