Vesti i događaji - Arhiva

08-06-2018

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parasë – Sesioni I

Më 7 dhe 8  qershor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e mbështetur nga BE-ja “Mbështetje e mëtejme për institucionet e Kosovës, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm” të zbatuar nga B&S Europe, ka realizuar sesionin e parë të trajnimit me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpëlarjes së parasë”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me infrastrukturën  ligjore për luftimin e shpëlarjes së parave, format apo veprimet që duhet ndërmarrë për luftimin e shpëlarjes së parave, si dhe problemet të cilat paraqiten në praktikë me qëllim që të  zbatohen në mënyrë efikase mekanizmat përkatës.

Ky trajnim kishte për qëllim që të trajtoj veprat penale të shpëlarjes së parave të cilat bëjnë pjesë në krimet më serioze, që kanë për qëllim që ta atakojnë zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Si formë e kriminalitetit, shpëlarja e parave manifestohet në forma të ndryshme si: evazionet fiskale, aktivitete te ndryshme kriminale,  pastrimi i parave, etj.

Të gjitha veprat penale që ndërlidhen me shpëlarjen e parave kryhen me ndërmarrjen e  aktiviteteve kriminale. Këto vepra penale kërcënojnë seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës duke cenuar të drejtat e njeriut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, prokurorë nga Prokuroria Speciale, si dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor.

Objavi :