Më 16 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ janë duke realizuar punëtorinë me temë “Ekstradimi; Ndihma juridike dhe në ekzekutim të vendimeve”.
Në kuadër të kësaj punëtorie prezantohen: Menaxhimi i informacioneve / propozimet e lidhura me krijimin dhe mirëmbajtjen e një baze elektronike të informacionit tematik dhe të lidhur me vendin; Rrjetëzimi / bashkëpunimi trans-kufitar me pikat e kontaktit të vendeve të tjera; Bashkëpunimi ndërmjet pikave të kontaktit për ndihmën e ndërsjellë juridike në Prokuroritë Themelore dhe Koordinatorit për BJN në Prokurorinë e Shtetit si autoritet i ndërmjetëm, në temat; Shqyrtimi paraprak i kërkesave të vendore nga pikat e fokusit; Shqyrtimi formal nga Koordinatori -Fushëveprimi i shqyrtimit formal/vendimet e mundshme dhe propozimet për grupet e rasteve; Baza ligjore për shqyrtimin e kërkesave vendore hyrëse dhe dalëse (ekstradimi dhe NNJ).
Përfitues të kësaj punëtorie janë: Prokurorët të cilët janë pika të kontaktit për ndihmën e ndërsjellë juridike në Prokuroritë Themelore dhe Koordinatorit për BJN në Prokurorinë e Shtetit.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-11-2018