Më datë 21.11.2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), ka realizuar vizitë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Prokurorët e sapo emëruar u njoftuan për së afërmi me punën e Agjencisë Kundër Korrupsion, rregullimin ligjor, deklarimin e pasurisë, mënyrat e luftimit të korrupsionit, problematikat që ballafaqohet agjencia etj.
I tërë trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve.
Përfitues të trajnimit ishin: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII) 2018-2019.
21-11-2018