Vesti i događaji - Arhiva

16-11-2018

Hartimi i Manualit për Politikën Ndëshkimore

Londër, 13-16 nëntor 2018, në kuadër të punëtorive të organizuara nga UNDP lidhur me mbështetjen e implementimit të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore, si pjesë e Komisionit për Politikën Ndëshkimore,  z. Valon Kurtaj - Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, ka marrë pjesë në një vizitë në Londër për të parë praktikat më të mira për politikën ndëshkimore që zbatohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Qëllimi qenësor i kësaj vizite ishte marrja e përvojave më të mira të Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me politikën ndëshkimore, ku po ashtu delegacioni është  njoftuar më afër edhe me punën e Gjykatës Qendrore Penale, Gjykatës Supreme dhe Këshillit Britanik për Politika Ndëshkimore.

Po ashtu, me organizimin e Shoqatës Shqiptaro-Britanike të Avokatëve, delegacioni kosovar ka marrë pjesë në ligjëratën me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë”, që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë vizitë gjithashtu morën pjesë: Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, përfaqësues të Ambasadës Amerikane  në Kosovë, Ambasadës Britanike në Kosovë, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kryetari i Odes së Avokatëve,  gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe përfaqësues të UNDP-së.

Objavi :