Më datë 27.11.2018, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedures Penale”, nën moduli: “Shmangia nga ndjekja penale”.
Temat që po trajtohen janë: Shmangia nga ndjekja penale sipas kodit të procedurës penale të Kosovës, pezullimi i procedurës sipas KPPK-së, pushimi i procedurës sipas KPPK-së, koha e fillimit të hetimeve etj.
21-11-2018
Më 21-22 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik; Skemat e kurdisjes së ofertave; Mundësitë e ndjekjes së suksesshme të e-krimit ndërkombëtar dhe krimit kibernetik.”
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve përkatëse për luftimin e krimit kibernetik.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
27-11-2018