Më 22 Mars 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Vendimmarrja dhe qasja në drejtësinë mjedisore – standardet ndërkombëtare dhe legjislacioni në fuqi”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Nocionet themelore që përmban Konventa e Arhusit dhe legjislacioni nacional në fuqi; Mënyrat e qasjes në informacione mjedisore; Roli i pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje dhe të drejtat për qasje në informacionet
mjedisore; Rëndësia e dispozitave mbi të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës; Përgjegjësia penale në fushën e mjedisit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional nga prokuroritë, niveli themelor.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-03-2019