Më 30 Dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohet (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Ushtrimi i mjeteve juridike”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit të vetëm gjykues, kryetarit të trupit gjykues pas mbajtjes së seancës fillestare apo të gjyqtarit për të mitur dhe përpilimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit të shtetit.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
30-12-2019