1. Misioni i Departamentit të Programeve Trajnuese është menaxhimi i programeve trajnuese dhe ofrimi i trajnimeve fillestare dhe trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit si dhe trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokat shtetëror, avokat dhe profesione tjera të lira si dhe menaxhimi i aktiviteteve të Akademisë lidhur me analizat, hulumtimet dhe botimet.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të programeve trajnuese janë:
2.1.Hartimi dhe propozimi i politikave, objektivave dhe strategjive trajnuese lidhur me trajnimet për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit, dhe në fushën e analizave, hulumtimeve dhe botimeve;
2.2.Përgatitja dhe zbatimi i programit për trajnime fillestare dhe trajnime të vazhdueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit;
2.3.Organizimi i trajnimeve fillestare dhe trajnimeve të vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;
2.4.Organizimi i trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, pas koordinimit paraprak të nevojave për trajnime me KGJK-në dhe KPK-në, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
2.5.Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme profesionale për avokat shtetëror, avokat, noter, përmbarues privat, ndërmjetësues, administrator falimentues, si dhe profesione tjera në bazë të vlerësimeve të Akademisë, sipas kërkesave të institucioneve kompetente;
2.6.Kryerja dhe zhvillimi i vlerësimit të nevojave për trajnim për të gjitha llojet e trajnimeve dhe për të gjitha grupet e synuara të Akademisë;
2.7.Mbështetja e Këshillit Programor në zhvillimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit për të gjitha llojet e trajnimeve dhe për të gjitha grupet e synuara të Akademisë;
2.8.Kryerja e vlerësimit të trajnimeve për të gjitha llojet e trajnimeve dhe për të gjitha grupet e synuara të Akademisë;
2.9.Menaxhimi i procesit të përzgjedhjes së trajnerëve dhe mentorëve për të gjitha llojet e trajnimeve dhe për të gjitha grupet e synuara të Akademisë;
2.10. Kordinimi, zhvillimi dhe zbatimi i procesit të përzgjedhjes dhe angazhimit të trajnuesve;
2.11. Koordinimi dhe mbikëqyrja e angazhimit të trajnuesve, si dhe përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të trajnuesve;
2.12. Zhvillimi i standardeve të metodologjisë së trajnimit për Akademinë e Drejtësisë;
2.13. Kryerja e trajnimeve të trajnerëve dhe mentorëve për Akademinë e Drejtësisë;
2.14. Përpunimi i planit vjetor të trajnimit dhe planit të zbatimit të kalendarit të aktiviteteve të trajnimit për Akademinë e Drejtësisë, duke përfshirë aspektet financiare;
2.15. Hartimi i politikave, objektivave dhe strategjisë në fushën e analizave, hulumtimeve dhe botimeve;
2.16. Realizimi i analizave, hulumtimeve dhe botimeve në përmbushje të mandatit të akademisë;
2.17. Përmbledhja dhe publikimi i dokumenteve të rëndësishme të cilat pasqyrojnë punën e Akademisë;
2.18. Mbështet organet e Akademisë dhe njësitë organizative rreth përgatitjes së raporteve periodike të punës së tyre;
2.19. Ofrimi i mbështetjes për njësitë e tjera të Akademisë, sipas nevojës;
2.20. Mban dhe përpunon të dhëna statistikore dhe harton raporte e statistika sipas nevojës dhe kërkesave;
2.21. Mbajtja e shënimeve të të dhënave dhe raportimi për trajnimet e organizuara;
2.22. Koordinimi me njësitë organizative të Akademisë si dhe me institucionet përkatëse të sektorit të drejtësisë për realizimin e aktiviteteve trajnuese;
2.23. Pjesëmarrja në procesin e planifikimit buxhetor të aktiviteteve të departamentit.
3. Drejtori i Departamentit të programeve trajnuese i raporton Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë.
4. Në kuadër të Departamentit të programeve trajnuese bëjnë pjesë:
4.1.Divizioni për trajnimin fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit;
4.2.Divizioni për trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të shtetit;
4.3.Divizioni për trajnimet e stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, avokatëve shtetëror, avokatëve dhe profesioneve tjera të lira;
4.4.Divizioni për analiza, hulumtime, botime dhe trajnues.
5. Numri i të punësuarëve në Departamentin e Programeve Trajnuese është pesëmbëdhjetë (15).