Divizioni për buxhet dhe financa

 

1.      Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për buxhet dhe financa janë si në vijim:

 

1.1.      Kujdeset për zbatimin e legjislacionit për financat publike dhe përgjegjësitë dhe akteve tjera nënligjore me të cilat rregullohet kjo lëmi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura  që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat, për të gjitha Departamentet dhe njësitë organizative të Akademisë;

 

1.2.      Formulimin, propozimin dhe arsyetimin e buxhetit si dhe implementimi i propozimeve buxhetore;

 

1.3.      Përkujdesjen rreth financave me mbikëqyrje dhe përcjellje të shpenzimeve financiare të buxhetit;

 

1.4.      Përgatitjen dhe përcjelljen në mënyrë analitike të shpenzimeve të buxhetit vjetor të Akademisë;

 

1.5.      Përkujdeset që resurset financiare të lejuara nga Qeveria të akordohen në mënyrë efikase dhe sipas prioriteteve të Akademisë që janë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e Akademisë;

 

1.6.      Ndihmon në planifikimet dhe realizimet efikase të kërkesave për menaxhimin e fondeve të veçanta – Donacioneve për Akademinë;

 

1.7.      Ndihmon në përgaditjet e Planit dinamik të shpenzimeve mujore, periodike e vjetore sipas kategorive ekonomike për çdo njësi organizative dhe Departament veç e veç;

 

1.8.      Udhëheqjen me evidencat dhe analizimin e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike dhe kujdeset që të jenë në harmoni me Buxhetin e miratuar dhe Planin e Prokurimit, e gjithashtu njofton në kontinuitet Departamentet dhe njësitë tjera organizative lidhur me gjendjen buxhetore në Programin buxhetor përkatës;

 

1.9.      Hartimin dhe zbatimin e planit mujor dhe vjetor të rrjedhës së parasë dhe të alokimeve, zotimeve e shpenzimeve për të gjitha Departamentet dhe njësitë organizative të Akademisë;

 

1.10.  Përcjelljen, mbajtjen dhe verifikimin e evidencës përkatëse për të gjitha pagesat e kryera nga Akademia dhe shpenzimet periodike e vjetore, si dhe ndihmon në planifikimin e buxhetit për vitin dhe periodat vijuese;

 

1.11.  Barazimin e librave të evidencës së shpenzimeve të Akademisë sipas njësive organizative me librat e MFPT-Free Balance- përkatësisht menaxhon Programet përkatëse lidhur me buxhetin dhe financat;

 

1.12.  Monitorimin dhe ekzekutimin e të gjitha transaksioneve financiare në kuadër të Akademisë duke respektuar legjislacionin në fuqi;

 

1.13.  Ndërmarrjen e veprimeve të duhura që të shlyhen saktë dhe me kohë të gjitha detyrimet ndaj partnerëve brenda afatit ligjor prej 30 ditësh dhe raportimin për obligimet e pakryera;

 

1.14.  Mbajtjen e evidencës së kërkesave dhe përcjelljes së realizimit të faturave për obligimet ndaj furnitorëve sipas kodeve ekonomike si dhe bënë analiza të shpenzimeve sipas destinimeve dhe kategorive ekonomike;

 

1.15.      Hartimin dhe paraqitjen në MFPT-Thesar të pasqyrave financiare mujore, periodike (3 mujore) dhe vjetore sipas Departamenteve dhe njësive tjera organizative ndaras si dhe ato të Akademisë si tërësi.

 

2.      Udhëheqësi i Divizionit për buxhet dhe financa i raporton Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë.

 

3.      Udhëheqësi i Divizionit për buxhet dhe financa njëkohësisht është edhe Zyrtar Kryesor Financiar, i cili menaxhon financat publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

4.      Numri i të punësuarëve në Divizionin për buxhet dhe financa është tre (3).