Dhuna në Familje
05 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve janë duke realizuar trajnim për bashkëpunëtor profesionale me temën "Dhuna në familje".
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me dhunën në familje si dhe identifikimin e elementeve esenciale të kësaj vepre.
Trajnues në këtë trajnim ishin: znj. Shenaj Berisha, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë si dhe z. John Hanley, Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Trajnimi kryesisht u zhvillua në formë të bashkëbisedimit mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit lidhur me përvojat, dilemat dhe pyetjet procedurale gjithmonë bazuar në rastet nga praktika.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat dhe prokuroritë nga të gjitha regjionet.
Postuar më: 05-05-2022