1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për buxhet dhe financa janë si në vijim:
1.1. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit për financat publike dhe përgjegjësitë dhe akteve tjera nënligjore me të cilat rregullohet kjo lëmi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat, për të gjitha Departamentet dhe njësitë organizative të Akademisë;
1.2. Formulimin, propozimin dhe arsyetimin e buxhetit si dhe implementimi i propozimeve buxhetore;
1.3. Përkujdesjen rreth financave me mbikëqyrje dhe përcjellje të shpenzimeve financiare të buxhetit;
1.4. Përgatitjen dhe përcjelljen në mënyrë analitike të shpenzimeve të buxhetit vjetor të Akademisë;
1.5. Përkujdeset që resurset financiare të lejuara nga Qeveria të akordohen në mënyrë efikase dhe sipas prioriteteve të Akademisë që janë në përputhje me objektivat dhe prioritetet e Akademisë;
1.6. Ndihmon në planifikimet dhe realizimet efikase të kërkesave për menaxhimin e fondeve të veçanta – Donacioneve për Akademinë;
1.7. Ndihmon në përgaditjet e Planit dinamik të shpenzimeve mujore, periodike e vjetore sipas kategorive ekonomike për çdo njësi organizative dhe Departament veç e veç;
1.8. Udhëheqjen me evidencat dhe analizimin e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike dhe kujdeset që të jenë në harmoni me Buxhetin e miratuar dhe Planin e Prokurimit, e gjithashtu njofton në kontinuitet Departamentet dhe njësitë tjera organizative lidhur me gjendjen buxhetore në Programin buxhetor përkatës;
1.9. Hartimin dhe zbatimin e planit mujor dhe vjetor të rrjedhës së parasë dhe të alokimeve, zotimeve e shpenzimeve për të gjitha Departamentet dhe njësitë organizative të Akademisë;
1.10. Përcjelljen, mbajtjen dhe verifikimin e evidencës përkatëse për të gjitha pagesat e kryera nga Akademia dhe shpenzimet periodike e vjetore, si dhe ndihmon në planifikimin e buxhetit për vitin dhe periodat vijuese;
1.11. Barazimin e librave të evidencës së shpenzimeve të Akademisë sipas njësive organizative me librat e MFPT-Free Balance- përkatësisht menaxhon Programet përkatëse lidhur me buxhetin dhe financat;
1.12. Monitorimin dhe ekzekutimin e të gjitha transaksioneve financiare në kuadër të Akademisë duke respektuar legjislacionin në fuqi;
1.13. Ndërmarrjen e veprimeve të duhura që të shlyhen saktë dhe me kohë të gjitha detyrimet ndaj partnerëve brenda afatit ligjor prej 30 ditësh dhe raportimin për obligimet e pakryera;
1.14. Mbajtjen e evidencës së kërkesave dhe përcjelljes së realizimit të faturave për obligimet ndaj furnitorëve sipas kodeve ekonomike si dhe bënë analiza të shpenzimeve sipas destinimeve dhe kategorive ekonomike;
1.15. Hartimin dhe paraqitjen në MFPT-Thesar të pasqyrave financiare mujore, periodike (3 mujore) dhe vjetore sipas Departamenteve dhe njësive tjera organizative ndaras si dhe ato të Akademisë si tërësi.
2. Udhëheqësi i Divizionit për buxhet dhe financa i raporton Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë.
3. Udhëheqësi i Divizionit për buxhet dhe financa njëkohësisht është edhe Zyrtar Kryesor Financiar, i cili menaxhon financat publike në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Numri i të punësuarëve në Divizionin për buxhet dhe financa është tre (3).