blog-post

Postuar më: 05-06-2023

E drejta pronësore

Më 05 – 06 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “E drejta pronësore”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Pengim posedimin duke filluar nga nocionin, natyra, llojet e posedimit, Fitimi dhe humbja e posedimi.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Shpërndaje :