Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-03-2017

Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve

Më 03 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë për t’i kualifikuar këto vepra penale, si dhe dënimet që shqiptohen për këto vepra, pasi që viktimat janë fëmijët.

Në këtë trajnim gjithanshëm u trajtuan veprat penale kundër integriteti seksual sipas Kodit Penal, sulmi seksual te fëmijët, elementet dhe karakteristikat e veprave penale kundër integritetit seksual të fëmijëve, fëmijët si viktimë e krimit dhe kategori më e ndjeshme e shoqërisë për të cilët shteti me mekanizmat e tij është i obliguar të kujdeset dhe të ju ofroj mbrojtje.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në kuadër të kapitullit veprat penale kundër integritetit seksual ndër të tjera parasheh edhe disa vepra që prekin integritetin seksual të fëmijëve.  Njëkohësisht, zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore nga ky kapitull shpeshherë paraqitet si sfidë për gjyqtarët dhe prokurorët. Andaj, trajtimi i këtyre çështjeve u realizua përmes diskutimeve me pjesëmarrësit, për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe dilemave  që mund të paraqiten në praktikën gjyqësore.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :