Më 15 mars 2017, në kuadër të trajnimeve praktike në institucionet jo gjyqësore, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ka realizuar trajnimin për prokurorët e sapoemëruar.
Qëllimi këtij trajnimi ishte që prokurorët e sapoemëruar të thellojnë njohuritë e tyre lidhur me rolin, përgjegjësitë dhe punën praktike të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u shtjellua misioni dhe baza ligjore me të cilën funksionon Agjencia Kadastrale, struktura organizative, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e detyrimeve të saj.
Më tej trajnimi vazhdoj me trajtimin e bazës ligjore dhe disa rasteve praktike nga lëmia e regjistrit të së drejtës së pronës së pa luajtshme, të cilat u diskutuan së bashku me ekspertët e kësaj fushe nga AKK.
Prokurorët e sapoemëruar, kishin rastin të njoftohen me punën praktike të cilën e zhvillon AKK, duke vizituar në këtë formë për së afërmi ambientet dhe zyrtarët e AKK-së, të cilët ofruan sqarime konform detyrave dhe njësive përkatëse.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e shtetit të sapoemëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.
15-03-2017