Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-02-2017

Trajnim praktik i prokurorëve të sapoemëruar në Agjencinë kundër Korrupsionit

Më 22 shkurt 2017, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin praktik, për prokurorët e shtetit të sapoemëruar, në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Trajnimi synonte që prokurorët e sapoemëruar të avancojnë njohuritë e tyre rreth mandatit ligjor, përgjegjësive dhe rolit që luan Agjencia kundër Korrupsionit në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u elaborua në mënyrë të përgjithshme misioni dhe struktura organizative e Agjencisë kundër Korrupsionit, baza ligjore mbi të cilën funksionon ky institucion si dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj. Më tej në mënyrë të hollësishme, u trajtuan: procesi i hetimeve paraprake, deklarimi i pasurisë dhe i dhuratave, konflikti i interesit dhe roli i Agjencisë në parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik.

Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij,  me ç’rast prokurorët e sapoemëruar kishin mundësinë të paraqesin dhe diskutojnë çështje me interes me të cilat ata mund të ballafaqohen në praktikën e tyre me lëndët e kësaj natyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapoemëruar të shtetit, gjenerata VI-të e PTF-së.

Shpërndaje :