Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-03-2017

Cilësia dhe vlerësimi i provave në procedurë penale

Më 24 mars 2017, Akademia  e Drejtësisë, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Cilësia dhe vlerësimi i provave në procedurë penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin,  rëndësinë  dhe vlerën  provuese që  kanë  provat  për vërtetimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike në procedurën penale.

Ky trajnim trajtoj cilësimin dhe vlerësimin e provave në procedurë penale që si rezultat i të provuarit nga ana e palëve do të nxirret edhe çështja e bindjes së gjyqtarit për pranimin, respektivisht besueshmërinë e një prove e cila argumenton ose jo një fakt të rëndësishëm juridik për vërtetimin ose gjetjen e përgjegjësisë penale të pandehurve. 

Sipas Kodit të Procedurës Penale gjyqtarit i mbetet të vlerësoj në tërësi cilësinë e provës, duke fituar bindjen se sa është e besueshme ajo provë, çfarë rëndësie dhe vlere provuese ka ajo provë për vërtetimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike në procedurë penale.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :