Më 26 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNICEF, organizon trajnimin me temë "Shqyrtimi gjyqësor në procedurën ndaj të miturve".
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Shqyrtimi gjyqësor në procedurën për të mitur; Roli i gjyqtarit dhe prokurorit gjatë procedurës së të miturve; Vërtetimi i fakteve relevante për shqiptimin e sanksionit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor - Departamenti për të Mitur.
26-04-2017