Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2017

Punëtoria për zhvillimin e botimeve ligjore

Me datën 14.03.2017, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të GIZ-it ka realizuar punëtorinë me temë ”Zhvillimi i botimeve ligjore”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte fuqizimi dhe zhvillimi i veprimtarisë botuese të Akademisë së Drejtësisë me qëllim të dokumentimit të zhvillimeve aktuale ligjore, nxitjen e zhvillimit të ligjit dhe për informimin e praktikuesve të ligjit.

Me rastin e kësaj punëtorie u trajtuan çështjet rreth funksionit të publikimeve ligjore, procesit të botimeve, grupit të synuar si dhe çështjet rreth përmbajtjes, përzgjedhjes dhe redaktimit nga perspektiva gjermane.

Gjatë punëtorisë nga grupi i pjesëmarrësve u vu në pah mungesa e publikimeve vendore në fushën ligjore veçanërisht e publikimit të vendimeve gjyqësore. Kjo problematikë siç u tha mbetet për tu adresuar duke pasur parasysh interesin e profesionistëve ligjor për të pasur më shumë burime juridike dhe publikime në këtë fushë.

Pjesëmarrës në punëtori ishin trajnuesit e Akademisë e që njëkohësisht janë edhe autorë të punimeve në revistat e IGJK-së tashmë të Akademisë.

 

Shpërndaje :