Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-03-2017

Menaxhimi i Gjykatave/Prokurorive - Sfidat Praktike dhe Zhvillimi i Kurrikulës

Me 10 mars 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit "Mbështetje e mëtutjeshme e reformës për arsimim ligjor" realizoi trajnimin me temë “Menaxhimi i Gjykatave dhe Prokurorive - Sfidat Praktike dhe Zhvillimi i Kurrikulës”.

Ky trajnim ka ofruar mundësinë kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive të diskutojnë çështjet e menaxhimit të gjykatave dhe prokurorive nga pikëpamja e praktikuesve të ligjit.

Në trajnim u diskutua rreth përcaktimit të temave kryesore për modulet e trajnimit në të ardhmen, rreth menaxhimit të gjykatave dhe prokurorive në aspektin e praktikave që ndërlidhen me programin e trajnimit fillestar.

Kjo punëtori i dha Kryetarëve dhe Kryeprokurorëve të sapoemëruar dhe atyre të ri-emëruar një mundësi për diskutimin e çështjeve relevante për menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive nga këndvështrimi i ushtruesve të profesionit. Trajnimi është mbështetur gjithashtu nga programi CEPEJ (Komisioni Evropian për Efikasitet në Drejtësi) në Kosove, i cili ka ofruar udhëzimet e tij dhe mjetet për menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe, me ç ‘rast njëri grup kanë punuar në detyrën rreth menaxhimit të një gjykate dhe prokurorie dhe grupi tjetër në zhvillimin e një kurrikule në menaxhim të gjykatave dhe prokurorive.

Përfitues të trajnimit ishin kryetari i Gjykatës së Apelit, kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Kryetarët e gjykatave themelore dhe Kryeprokurorët e prokurorive themelore.

 

Shpërndaje :