Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-06-2017

Kontrata për ndërtim dhe përgjegjësia e kontraktuesve

Më 2 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kontrata për ndërtim dhe përgjegjësia e kontraktuesve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira të zhvillojnë me sukses kontestet që ndërlidhen me kontratat e ndërtimit në ekonomi.

Në këtë trajnim u trajtuan çështjet si: karakteristikat dhe natyra juridike e kontratës së ndërtimit, shmangia nga projekti dhe punimet urgjente të paparashikuara, efekti i ndryshmit të çmimit te kontrata e ndërtimit si dhe e drejta e porositësit për të kërkuar zbritjen e çmimit të kontraktuar. Më tej, vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe kontratës së ndërtimit me dispozitë të veçantë si dhe përgjegjësitë për të metat.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, duke vënë në pah kornizën ligjore të aplikueshme te kontratat e ndërtimit dhe sfidat e vështirësitë në praktikë në rastet e kontesteve që ndërlidhen me kontratat e ndërtimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :