Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-06-2017

Veprat penale sipas Kodit Doganor

Më 7 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale sipas Kodit Doganor”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira të identifikojnë, hetojnë dhe gjykojnë këto vepra penale të cilat në përditshmërinë tonë janë bërë vepra të shpeshta penale.

Në fokus të këtij trajnimi ishin veprat penale sipas Kodit Doganor dhe akcizave në Kosovë, specifikat e këtyre veprave si dhe veprat penale doganore të parapara sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në trajnim gjithanshëm u trajtua edhe korniza ligjore sa i përket këtyre veprave si dhe detyrat dhe kompetencat e doganës në luftimin e aktiviteteve ilegale, krimit kufitar, trafikut të drogës, armëve etj.

Vëmendje ju kushtua gjithashtu peshës së këtyre veprave penale dhe paraqitjes së tyre në forma të ndryshme si dhe obligimit të institucioneve relevante në luftimin e tyre nëpërmjet masave, veprimeve dhe mekanizmave përkatës meqë këto vepra rrezikojnë ekonominë e vendit.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, me ç ‘rast pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë në hetimin dhe gjykimin e këtyre veprave.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, dhe prokurorë të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :