Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2017

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve në luftimin e shpëlarjes së parave - Sesioni I

Më 16-17 qershor 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar “Programin e specializuar të trajnimit në forcimin e kapaciteteve në luftimin e shpëlarjes së parave - Sesioni I”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me elementet kyçe të veprave penale të shpëlarjes së parave në mënyrë që të ndërtohen dhe fuqizohen kapacitetet profesionale në luftimin e ekonomisë joformale.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua vepra penale e shpëlarjes së parave, financimi i terrorizmit dhe sanksionet, dobësitë e institucioneve financiare tek pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, si dhe luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në praktikë.

Më tej, në kuadër të këtij sesioni të trajnimit në fokus ka qenë korniza ligjore e zbatueshme, kompetenca për hetimin e shpëlarjes së parave  si dhe Njësia për Inteligjence Financiare dhe subjektet raportuese si institucion qendror dhe i pavarur kombëtar përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritetet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me shpëlarjen potenciale të parave dhe financimin e terrorizmit.

Gjithashtu, u diskutuan edhe veprat e ndërlidhura penale, problemet themelore rreth ekzaminimit të mashtrimeve dhe çështje tjera specifike të këtyre llojeve të veprave penale .

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe ato themelore dhe   prokurorë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe të nivelit themelor.

 

Shpërndaje :