Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-04-2017

Trajnim i Trajnuesve për Lirinë e shprehjes

Më 25-26 prill 2017, zyrtarë të Akademisë së Drejtësisë kanë marrë pjesë në Trajnimin e Trajnuesve për Lirinë e Shprehjes i organizuar nga projekti “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Evropën Juglindore – JUFREX”.

Qëllimi i trajnimi ishte zhvillimi dhe avancimi i aftësive të trajnuesve në realizimin e trajnimeve interaktive bazuar në ushtrimet e propozuara në Manualin e Trajnimit të përgatitur në kuadër të projektit JUFREX.

Trajnimi rajonal i trajnuesve u mundësoi pjesëmarrësve që t’i përmirësojnë dhe forcojnë kompetencat e tyre në hartimin dhe drejtimin e programeve edukative në bazë të kurrikulave model dhe manualit të projektit si dhe për t’i përshtatur këto kurrikula në kontekstin lokal të shteteve përkatëse. Më tej në përdorimin e burimeve dhe mjeteve në dispozicion gjatë trajnimeve, zhvillimin e kapaciteteve të tyre në kryerjen e trajnimeve në mënyrë neutrale, përcjelljen e njohurive të tyre në fushën e lirisë së shprehjes tek pjesëmarrësit e trajnimeve si dhe për të kuptuar dhe lehtësuar proceset individuale dhe grupore të të mësuarit në fushën e lirisë së shprehjes.

Ky trajnim ka përfshirë pjesëmarrësit më të suksesshëm nga gjashtë trajnimet e mbajtura në vendet e ndryshme të rajonit, me qëllim që të krijohet një forum për shkëmbimin e përvojave të tyre në të ardhmen.

Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit nga gjashtë vende të rajonit. 

Shpërndaje :