Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2017

Nga Instituti Gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë – Planifikimi strategjik për arsimin ligjor të gjyqësorit të Kosovës

Me 28 prill 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e Binjakëzimit "Mbështetje e mëtutjeshme e reformës për arsimim ligjor" i financuar nga BE, realizoi një punëtori me temë “Nga Instituti Gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë – Planifikimi strategjik për arsimin ligjor të gjyqësorit të Kosovës”.Qëllimi i kësaj punëtorie ishte Planifikimi Strategjik për arsimim ligjor të gjyqësorit të Kosovës nga Akademia e Drejtësisë.

Me rastin e kësaj punëtorie nga ekspertët e këtij projekti janë diskutuar elementet thelbësore të strategjisë për trajnimin dhe arsimin ligjor nga perspektiva e vendeve të BE-së e po ashtu është analizuar dhe diskutuar trajnimi gjyqësor në Kosovë. Në këtë drejtim u prezantua koncepti i planit strategjik për arsimimin ligjor në Kosovë me ç ‘rast janë pasqyruar vlerat, parimet dhe objektivat mbi të cilat duhet të udhëhiqet Akademia e Drejtësisë.

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit janë ndarë në tri grupe. Grupi i parë ka pasur për fokus politikat e trajnimit - burimet dhe qëllimet e KGJK-së dhe KPK-së sa i përket zhvillimit të burimeve njerëzore, grupi i dytë në fokus kishte nevojat dhe kërkesat për orientimin në praktikë në kuadër të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm, ndërkaq grupi i tretë ishte i orientuar në diskutime lidhur me vlerësimin e nevojave të trajnimit, trajnimin e trajnuesve dhe përdorimin e teknologjisë informative.

Në fund është bëre përmbledhja e rezultateve të grupeve punuese të cilat do të merren parasysh në punëtoritë e radhës me qëllim të finalizimit të Planit Strategjike të Akademisë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Kryesuesi i KGJK-së, përfaqësues nga KPK, gjyqtarë, prokurorë, dhe stafi menaxhues i Akademisë së Drejtësisë.
 

Shpërndaje :