Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-04-2017

Trajnimi praktikë në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Më 05 prill 2015, Akademia e Drejtësisë ka vazhduar me realizimin e trajnimeve fillestare në institucionet jo gjyqësore si pjesë e programit trajnues. Në këtë drejtim, për prokurorët e sapoemëruar, është realizuar trajnimi në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi konsistonte në rëndësinë që prokurorët e sapoemëruar të njoftohen me rolin, fushë-veprimtarinë dhe punën praktike të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Fillimisht në kuadër të këtij trajnimi u pasqyrua misioni dhe mandati i Zyrës Kombëtare të Auditimit, standardet ndërkombëtare në këtë fushë, puna praktike si dhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky institucion në drejtim të ushtrimit të përgjegjësive të përcaktuara me ligj.

Në drejtim të kësaj, diskutimet u fokusuan në trajtimin e legjislacionit penal, që rregullon këtë materie, përkatësisht nenet respektive nga Kodi Penal, format aktuale të bashkëpunimit mes Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe mundësitë e bashkëpunimit me prokurorët e sapoemëruar në të ardhmen.

Përfitues të trajnimit ishin prokurorët e shtetit të sapoemëruar, gjenerata VI e PTF-së.

Shpërndaje :