Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2017

Neni 6 i KEDNJ dhe zbatimi i tij

Me 08 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Neni 6 i KEDNJ dhe zbatimi i tij”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me zbatimin e drejt të kritereve dhe garancive që i përmban neni 6 i KEDNJ.

Në pjesën e parë të trajnimit u trajtuan çështjet që lidhen me përmbajtjen e dispozitave të nenit 6 të KEDNJ, mbrojtjet procedurale sipas dispozitave të nenit 6 të KEDNJ, të drejtën e dëgjimit të drejtë dhe publik, të drejtën për t’u gjykuar pa vonesë të tepruar, të drejtën e të akuzuarit të pyesë ose të kërkojë të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës, të marrë pjesë dhe të ekzaminojë dëshmitarët nën emrin e tij.

Ndërsa në pjesën e dytë u trajtuan çështjet që lidhen me të drejtën e të akuzuarit për të marrë ndihmën falas të një përkthyesi në qoftë se nuk e kupton ose nuk e flet gjuhën që përdoret në gjykatë, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave në kontekst të nenit 6 të KEDNJ dhe praktikës së GJEDNJ lidhur me këtë nen.

Gjatë këtij trajnimi janë përdorë metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore e GJEDNJ, ku secili nga pjesëmarrësit ka qenë aktiv gjatë gjithë kohës së trajnimit. Në trajnim kanë dominuar rastet lidhur me zbatimin e drejt të kritereve dhe garancive që përmban neni 6 i KEDNJ.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga gjykata dhe prokurori të ndryshme të regjioneve të Kosovës.

 

Shpërndaje :