Më 12 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin me temën “Menaxhimi i Rasteve”.
Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të kuptojnë se sa i rëndësishëm është procesi i menaxhimit të drejtë të rasteve në institucionet e drejtësisë, si t’iu shmangen situatave jo të dëshirueshme gjatë punës së tyre, si ti minimizojë vonesat dhe të shfrytëzohet sa më mirë koha dhe burimet në dispozicion, si të rrisin efikasitetin e punës, krijojnë një ambient të mirë e kolegial dhe të rrisin nivelin e llogaridhënies në punë.
Trajnuesit përmes prezantimit si dhe diskutimit interaktiv me pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat, opinionet dhe dilemat në lidhje me zbatimin e teknikave për menaxhimin e rasteve, parimet themelore të menaxhimit të rasteve si dhe sfidat që paraqiten gjatë menaxhimit të rasteve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelore, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor.
12-09-2017