Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-09-2017

Ekzekutimi i masave dhe dënimeve ndaj të miturve

Më 27 shtator 2017, Akademinë e Drejtësisë në mbështetje të UNICEF organizoi trajnimin me temë “Ekzekutimi i masave dhe dënimeve ndaj të miturve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishe përafrimi i praktikave me rastin e ekzekutimit të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturve, të zbatojnë drejtë dispozitat e shqyrtimit dhe zëvendësimit të masave dhe dënimeve si dhe të identifikojnë rastet kur të miturve duhet pushuar ekzekutimin masave dhe dënimeve.

Gjatë trajnimit trajnuesit u fokusuan në trajtimin e ekzekutimit të masave të diversitetit dhe masave edukative, ekzekutimi i gjobës dhe urdhrit për punë në dobi të përgjithshme, procedura e shqyrtimit, zëvendësimit dhe pushimit të masave edukative dhe ekzekutimi i burgut për të mitur.

Po ashtu gjatë trajnimit u theksua që te shqiptimi i dënimit me burg për të mitur, të bëhet kujdesshëm për shkak të pasojave që mund të lë tek i mituri,  u diskutuan edhe parimet udhëzuese të përcaktuara në KDM,  siç është interesi më i mirë i të miturit, sigurimi i mirëqenies së tij, parimi i urgjencës, dhënia e ndihmës ligjore profesionale, prej fillimit të procedurës, etj.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga departamenti për të mitur i Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore nga regjionet e ndryshme të Kosovës.

 

Shpërndaje :