Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2017

Fillimi zyrtar i Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapoemëruar

Më 29 shtator 2017, Akademia e Drejtësisë, zyrtarisht ka filluar Programin e Trajnimit Fillestar, për gjyqtarët e sapoemëruar, duke realizuar takimin e parë me gjyqtarët e sapoemëruar.

Fillimisht, gjyqtarëve të sapoemëruar, iu drejtua U.D Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, z. Besim Morina, i cili i uroj gjyqtarët e ri për emërimin e tyre, duke ju dëshiruar suksese në punën e tyre të re. z. Morina i njoftoj gjyqtarët e ri me rolin dhe rëndësinë që ka trajnimi fillestar, për ngritjen e shkathtësive profesionale dhe praktike me qëllim të përgatitjes së tyre adekuate për të ushtruar funksionin e gjyqtarit. Më tej z. Morina, në pika të shkurta elaboroi strukturën e PTF-së, mënyrën e organizimit dhe realizimit të tij, si të pjesës teorike, po ashtu edhe pjesës praktike, si dhe çështje tjera që ndërlidhen me këtë program. Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të Akademisë së Drejtësisë, për mbështetje të vazhdueshme për gjyqtarët e sapoemëruar, në mënyrë që trajnimi fillestar të realizohet në mënyrën më të mirë.

Ndërsa, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, shprehu mbështetjen e  KGJK-së në drejtim të gjyqtarëve të sapoemëruar, duke i inkurajuar për një përkushtim dhe angazhim maksimal gjatë trajnimit fillestar, duke potencuar rëndësinë e këtij trajnimi, në përgatitjen adekuate të tyre që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionet e gjyqtarit. Gjithashtu z. Idrizi i njoftoi gjyqtarët e sapoemëruar me pritjet që ka KGJK, nga këta gjyqtarë si dhe nevojën e ngritjes së kapaciteteve profesionale të tyre me qëllim të ngritjes profesionale të gjyqësorit dhe rritjen e besimit të publikut, si dhe ofroj mbështetje edhe për Akademinë e Drejtësisë, në drejtim të realizimit të suksesshëm të trajnimit fillestar.

Gjyqtarët e sapoemëruar, janë njoftuar me të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme që hyn në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar, Doracaku për mentor, kalendari trajnues etj. Trajnimin fillestar do ta ndjekin 49 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :