Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-10-2017

Seminar mbi zbatimin e KENDJ dhe garancionet ligjore për mbrojtjen kundër diskriminimit

Me 26-28 tetor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Shkollen Magjistraturës së Shqipërisë, mbështetur nga projekti i qasjes në drejtësi të UNDP-së po realizon një ngjarje të përbashkët rajonale mbi zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe garancionet ligjore për mbrojtjen kundër diskriminimit.

Qëllimi i organizimit të seminarit është shkëmbimi i përvojave në mes të gjyqësorit Kosovar dhe atij nga Shqipëria në fushën e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe zbatimin e Ligjit Kundër Diskriminimit. 

Seminari trajton kornizën ligjore dhe praktikën gjyqësore lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin, diskriminimi në fushën e marrëdhënieve të punës, zbatimin e KENDJ-së në Kosovë dhe Shqipëri përfshirë metodologjinë e referimit të praktikës gjyqësore së GJEDNJ-së dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri. Po ashtu u elaborua roli i gjykatave dhe Avokatit të Popullit në ndalimin e diskriminimit përfshirë dhe standardet e OKB dhe ato evropiane lidhur me barazinë dhe mos diskriminimin – rëndësia e njohjes dhe zbatimit të tyre nga sistemi i drejtësisë.

Pjesëmarrësit diskutuan praktikat e dy vendeve në zbatimin e KEDNJ-së dhe praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së ku u prezantuan sfidat specifike të Kosovës dhe elaborimi i rasteve ku Shqipëria ishte palë në procedurën pranë GJEDNJ-së. 

Pjesëmarrës në këtë seminar janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :