Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2017

Programi për praktikën e studentëve në Akademinë e Drejtësisë

Me datë 25 tetor 2017, janë pritur në takim studentet nga Kolegji “ILIRIA”, të cilat kanë përfunduar me sukses programin e praktikës, që realizohet në kuadër të bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, në Akademinë e Drejtësisë.

Gjatë periudhës së praktikës studentet patën mundësi të mësojnë për së afërmi aktivitetet e Akademisë, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial me fokus në pjesën e arsimimit ligjor, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e Akademisë, si dhe të ndihmojnë në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme dhe hartimin e raporteve për aktivitetet e organizuara nga Akademia e Drejtësisë.

Pas përfundimit me sukses të praktikës, Koordinatori i Programit në Akademinë e Drejtësisë u shpërndau certifikata.
 
 
 

Shpërndaje :