Më 03 - 04 nëntor 2017, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e shpërlarjes së parave - Sesioni III ”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar për luftimin e pastrimit të parave; Shkuarja në gjyq - paraqitja e rastit; Zgjidhjet e mundshme alternative; Masat për parandalimin e pastrimit të parave.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve për luftimin e korrupsionit, Gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor, prokuroria speciale dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
03-11-2017