Më 23 tetor 2017, përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë kanë pritur në takim një grup prej 16 studentëve nga Gjermania, duke i njoftuar ata nga afër me funksionimin dhe aktivitetet e Akademisë.
Në këtë takim studentët u njoftuan për sistemin e drejtësisë në Kosovë, funksionimin dhe ndarjen e pushteteve, mandatin dhe funksionet kryesore të institucioneve të sistemit të drejtësisë, rolin dhe mandatin e Akademisë së Drejtësisë si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës.
Nga ana tjetër studentët gjerman vlerësuan si shumë të rëndësishme vizitën e tyre në Kosovë e veçanërisht në Akademi të Drejtësisë, me ç’rast shprehën interesimin e tyre për të pasur më shumë njohuri për sistemin gjyqësor në Kosovë me theks të veçantë për punën e Akademisë së Drejtësisë.
Kjo vizitë u realizua me propozimin e z. Klaus Erdman RTA në Projektin e Binjakëzimit në mbështetje të Akademisë së Drejtësisë.
23-10-2017