Më 15 -16 nëntor 2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EU Twinning Project Assistant organizon trajnimin me temë “Korrupsioni teknikat e hetimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të prezantohet një rast real lidhur me korrupsionin ku do te shtjellohen teknikat e hetimit dhe në fund do të ushtrohet ngritja e një aktakuze.
Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Njësiti Antikorrupsion në Polici dhe prokurorë të Prokurorive Themelore.
15-11-2017