Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-02-2018

Krimi i Organizuar

Më 01 shkurt 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, organizoi trajnimin me temën “Krimi i organizuar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin e drejtë të dispozitave të Kodit Penal me të cilat janë sanksionuar veprat penale që ndërlidhen me krimin e organizuar si dhe problemet të cilat paraqiten në praktik me qëllim që të  zbatohen në mënyrë unike dispozitat ligjore në fuqi.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua krimi i organizuar si formë e kriminalitetit që kryhet nga një grup personash të strukturuar dhe të organizuar me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt ose tërthorazi të dobisë financiare. Krimi i organizuar kërcënon seriozisht zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës duke cenuar të drejtat e njeriut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit.

Vëmendje  parësore, iu kushtua parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të krimit të organizuar që në pjesën dërmuese të rasteve kjo vepër penale është e ndërlidhur edhe me vepra tjera penale si trafikimi me qeneje njerëzore, veprat penale kundër ekonomisë, kontrabandimi me mallra, veprat penale të narkotikëve etj.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe nivelit të apelit, prokurorë të nivelit themelor, prokurorë nga PSRK si dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :