Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-03-2018

Prezantimi i Planit Strategjik 2018-2023 i Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 21 mars 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e arsimimit ligjor në Kosovë” i cili është duke u implementuar në Akademinë e Drejtësisë kanë organizuar “Trajnimi dhe arsimimi për të ardhmen”- Prezantim i Planit Strategjik 2018-2023 të Akademisë së Drejtësisë në Kosovë.

Në këtë prezantim morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Bshkimit Evropian në Kosovë, akterët kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë: kryesuesi i Këshillit Gjjyqësor dhe ai i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurorë të Prokurorive, kryetarë të Gjykatave, Drejtorët e Sekretariateve të KPK-së dhe KGJK-së, anëtarë të Këshillit Drejtues dhe anëtarë të Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë, përfaqësues dhe ekspertë nga projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e arsimimit ligjor në Kosovë”.

Fillimisht z.Valon Kurtaj-Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Klaus Erdmann-Këshilltar Rezident i Projektit prezantuan synimet kryesore dhe përmbajtjen e Planit Strategjik 2018-2023 të Akademisë së Drejtësisë.

Pas kësaj, të gjithë të pranishmit shkëmbyen mendimet e tyre rreth ngritjes së kapacitetve dhe cilësisë së trajnimeve dhe arsimimit gjyqësor.

Pjesëmarrësit  u zotuan për një vazhdim të bashkëpunimit ndërinstitucional në mes akterëve në mënyrë që Akademia të zbatojë këtë plan strategjik dhe sistemi gjyqësor dhe prokurorial të jenë sa më efikas.

Shpërndaje :