Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-04-2018

Shkathtësitë teknike për intervistimin e dëshmitarëve/viktimave të krimeve të luftës me fokus në rastet e dhunës seksuale dhe gjinore në konfliktet e armatosura

Më 19-20 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX-in, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Shkathtësitë teknike për intervistimin e dëshmitarëve/viktimave të krimeve të luftës me fokus në rastet e dhunës seksuale dhe gjinore në konfliktet e armatosura”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve përmes elaborimit të rasteve nga praktika lidhur me shkathtësitë teknike për intervistimin e dëshmitarëve/viktimave të krimeve të luftës me fokus në rastet e dhunës seksuale dhe gjinore në konfliktet e armatosura.

Ky trajnim ka trajtuar çështjet rreth krimeve të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare dhe ligjit të Kosovës. Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me elementet e krimeve që duhet të dëshmohen me theks të veçantë planifikimit të një interviste të një viktime apo  dëshmitari që ka të bëjë me krimet e luftës sipas së drejtës ndërkombëtare penale, si dhe rreth identifikimit të sfidave gjatë intervistimit të dëshmitarëve dhe viktimave.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë diskutuar rastet nga praktika si dhe përmes punës në grupe është demonstruar përgatitja po ashtu edhe intervistimi i dëshmitarëve.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :