Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2018

Barazia gjinore në procedure gjyqësore

Më 03 maj 2018, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ, realizoi tryezën e diskutimeve “Barazia gjinore në procedure gjyqësore”.

Qëllim i tryezës ishte njohja me gjendjen e përgjithshme të barazisë gjinore nga konteksti juridik, gjyqësori dhe profesionet e lira, si dhe njohja me problemet dhe sfidat në zbatimin e kornizës ligjore të barazisë gjinore në punën e përditshme.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë kanë diskutuar rreth sfidave në zbatimin e legjislacionit në fuqi, specializimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, hetuesve policor, punëtorëve social, mbrojtësve të viktimave në fushën e barazisë gjinore, Ligji për Barazi Gjinore i cili kërkon pjesëmarrjen e50 %të grave në nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike, mungesën e përfaqësimit të barabartë gjinor përbrenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial, e në veçanti nevoja që në trupat gjykues të ketë gjyqtare femra.

Gjatë diskutimeve të pranishmit kanë theksuar nevojën e vazhdimit të masës afirmative lidhur me regjistrimin e pronës së paluajtshme në emër të dy bashkëshortëve. Krahas ekzistimit të infrastrukturës ligjore, pjesëmarrësit kanë konstatuar se e drejta e grave për trashëgimi përballet me zbatim të dobët të ligjit për trashëgimi.

Pjesëmarrës në tryezë ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme si: gjyqtarë, prokurorë nga Prokuroria e Shtetit, Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, Oda e Përmbaruesve Privat, Oda e Noterëve, Institucioni i Avokatit të Popullit, dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Shpërndaje :