Më 25 shtator 2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë janë duke e realizuar trajnimin me temë “Trajnim për Shkathtësitë gjatë Gjykimit”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Parimet e Përfaqësimit në gjykim, përgatitja e rastit dhe teorisë së rastit, analizë dhe diskutim i rastit hipotetik, marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, përdorimi i provave gjatë gjykimit, marrja e tërthortë ne pyetje, vënia në dyshim, ri-marrja e drejtpërdrejtë në pyetje, fjala hyrëse, fjala përfundimtare si dhe qasja e duhur në intervistimin e viktimave.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Prokurorët e komunitetit serb.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
25-09-2018