Më 6 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon trajnimin me temë “Përmbarimi i vendimeve gjyqësore në çështjet familjare dhe kontestet e punës”.
Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Organi përmbarues dhe kompetenca e tij; Vendimet e organit përmbarues dhe përmbajtja e tyre; Baza juridike për caktimin e përmbarimit tek rastet e kthimit të punëtorit në punë dhe dorëzimit të fëmijës; Veprimet e organit përmbarues dhe mënyra e zbatimit të përmbarimit.
Përfitues në këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, Apelit dhe gjykatave themelore në divizioni civil, bashkëpunëtorët profesional dhe përmbaruesit privat.
06-11-2018