Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-11-2018

Neni 6 i KEDNJ

Më 14 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Neni 6 i KEDNJ”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen:  E drejta për qasje në gjykatë; Afati i arsyeshëm për trajtimin e çështjes juridike; E drejta për informim; Prezumimi i pafajësisë; Koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes; Zgjedhja e mbrojtësit dhe ndihma ligjore falas;  Thirrja dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve;  Ndihma falas nga një përkthyes.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatës Themelore, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :