Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-11-2018

Parimet dhe sjelljet etike

Më 5 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial ka realizuar trajnimin me temë “Parimet dhe sjelljet etike” e cila është në kuadër të modulit për “Integritetin dhe Sjelljet etike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial rreth parimeve dhe sjelljeve etike, dhe zbatimi i drejtë i tyre në praktikë  për ngritjen e prestigjit dhe imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Gjatë këtij trajnimi janë elaboruar një varg parimesh që duhet respektuar gjatë punës në gjykata dhe prokurori duke filluar nga parimi i paanshmërisë, pavarësisë, konfidencialitetit, korrektësisë, mos diskriminimit dhe parime tjera, të cilat në rast të mosrespektimit dëmtojnë imazhin dhe besimin e publikut në gjykatave dhe prokurori.

Trajnimi është zhvilluar në mënyrë interaktive me bashkëbisedim mes trajnuesve dhe pjesëmarrësve,  e po ashtu pjesëmarrësit patën rastin përmes detyrave dhe rasteve studimore të identifikojnë sjelljet jo etike dhe etike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 20 pjesëmarrës prej tyre 8 nga stafi administrativ gjyqësor si dhe 12 nga  stafi administrativ prokurorial.

Shpërndaje :