Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-12-2018

Neni 8 i KEDNJ - e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare

Më 11 dhjetor 2018, Akademia e Drejtësisë  është duke realizuar trajnimin me temë “  Neni 8 i KEDNJ - e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Respektimi i jetës private e familjare, vendbanimi dhe korrespodenca e tij; Ndërhyrja e autoritetit publik në ushtrimin e kësaj të drejte, në shkallën e parashikuar me ligj; Domosdoshmëria për ndërhyrje në këtë të drejtë në një shoqëri demokratike; Të drejtat për jetë personale dhe dokumentet personale; Të drejtat e homoseksualëve.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatës themelore, Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :