Prishtinë, 6 shkurt 2019, z. Valon Kurtaj Drejtori Ekzekutiv dhe znj. Valmira Pefqeli U.D. Koordinatore e Programit në Akademinë e Drejtësisë kanë pritur në takim znj. Isabelle Servoz-Gallucci- Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe znj. Larissa Kireeva - nga Divizioni për Barazi Gjinore në Këshillin e Evropës në Strasburg.
Tema kryesore e diskutimit në këtë takim ishte prezantimi i projektit të ri të Këshillit të Evropës për Çështjet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Gjatë takimit u prezantuan komponentë e këtij projekti të cilat fokusohen në fushën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje si dhe mënyra dhe forma e bashkëpunimit. Bashkëbiseduesit u pajtuan që të bashkëpunojnë në realizimin e aktivitete në fushën e dhunës në familje.
07-02-2019