Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-03-2019

E drejta Kushtetuese

Më datë 04.03.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Rendi Juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”, nën moduli: “E drejta Kushtetuese”.

Temat që do të trajtohen janë: Zanafilla e të drejtës kushtetuese në Kosovë, burimet e të drejtës kushtetuese, vendimet e gjykatës kushtetuese në Kosovë në krahasim me vendimet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, efektet juridike të vendimeve të gjykatës kushtetuese etj.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VII), 2018-2019.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :