Më 19-20 mars 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme organizoi sesionin e parë të trajnimit me temë “Program i Specializuar Trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë që të kuptojnë natyrën dhe format e korrupsionit si dhe veprat penale që janë të ndërlidhura me korrupsion.
Ky sesion trajnimi trajtoj veprat penale korruptive, kuptimin e korrupsionit sipas legjislacionit penal në fuqi, pasojat e korrupsionit si dhe format e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional të institucioneve të mandatuara për luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu gjatë trajnimit u elaboruan instrumentet vendore dhe ndërkombëtare në luftë kundër korrupsionit, dilemat dhe vështirësitë e të provuarit të veprave të natyrës korruptive si dhe masat për parandalimin dhe ekspozimin ndaj korrupsionit zyrtarë. Po ashtu, me theks të veçantë është komentuar ligji tjetër i rëndësishëm nga pakoja anti-korrupsion, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i cili paraqet një hap serioz drejt zbulimit të korrupsionit.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor të regjioneve të ndryshme të Kosovës.
20-03-2019