Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-04-2019

Provat në procedurën Penale

Më datë 04 dhe 05 Prill 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VI), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: “Kodi i procedurës penale” nën moduli: “Provat në procedurën penale”.

Temat që do të diskutohen janë: provat dhe mjetet provuese, klasifikimi i provave, i pandehuri, marrja në pyetje e të pandehurit, pranueshmëria e deklaratës së të pandehurit, dëshmitarët, kundërthëniet mes ekspertëve etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapoemëruar (Gjenerata e VI), 2017-2018.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :