Më 16-19 prill 2019 në Durrës të Shqipërisë, Akademia e Drejtësisë në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, mbështetur nga OSBE do të organizojë trajnimin për prokurorët e rajonit të Mitrovicës me temë: “Sfidat e prokurorëve të këtij rajoni dhe Kodi Penal me theks të veçantë dispozitat e reja me ndryshimet legjislative”.
Çështjet që do të adresohen me rastin e këtij trajnimi kryesisht do të jenë rreth sfidave në punën e përditshme të prokuroreve nga rajoni Mitrovicës që nga integrimi i prokurorëve nga minoriteti serb, dispozitat e reja të Kodit Penal: Dhuna në familje dhe ngacmimi seksual, përvojat nga monitorimi i rasteve të dhunës në familje, dispozitat e reja të Kodit Penal: kreu XXXIII, korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrave zyrtare, sfidat në ndjekjen penale të veprave penale të abuzimit të pozitës zyrtare ose autoritetit, konfliktit të interesit dhe shpërdorimit të detyrës si dhe përvojat nga monitorimi i rasteve të korrupsionit.
Me rastin e këtij trajnimi, për zbërthimin e këtyre çështjeve do të përdoren studime të rasteve nga praktika gjyqësore si dhe punë në grupe.
Përfitues të këtij trajnimi do të jenë prokurorët nga regjioni i Mitrovicës.
16-04-2019