Më 16 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Procedura penale ndaj të miturve”.
Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Parimi i Oportunitetit; Procedura përgatitore ndaj të miturit; Karakteristikat e procedurës penale që kanë të bëjnë me të miturit; Përbërja e trupit gjykues për të mitur dhe shqyrtimi gjyqësor.
Ky trajnim ka për qëllim të përgjigjet në pyetjet lidhur me ketë çështje duke analizuar dhe sqaruar dispozitat ligjore që e rregullojnë ketë çështje. Gjithashtu do të analizohen problemet praktike përmes diskutimeve dhe studimit të rasteve hipotetike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga Departamenti për të Mitur i të gjitha niveleve.
16-04-2019